Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.
Ai ka përshëndetur rezultatin historik të shquptarëve në këto zgjedhje dhe u shpreh se e ardhmja lëviz drejt Bashkimit Europian.
“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut.
Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë.
E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike”, shkruan Hasani.