Hyri në një apartament në Romë për të vjedhur, hajdutin e zë gjumi në krevatin e pronarëve

Një 19-vjeçar, i cili hyri në një apartament në qendër të Romës për të vjedhur, nuk ia ka dalë.

Në fakt, ai kishte mbushur një çantë me sende të çmuara rreth 4 mijë euro, por më pas e zuri gjumi.

Pronarët e shtëpisë e gjetën hajdutin kur u kthyen, 19-vjeçari ishte shtrirë në shtratin e tyre.

I riu me origjinë tuniziane, i pastrehë dhe tashmë i njohur për policinë është arrestuar.

Pasi kanë gjetur hajdutin në gjumë në shtrat, pronarët e banesës kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Kjo e fundit ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka arrestuar 19-vjeçarin, i cili ndoshta nën efektin e alkoolit është dorëzuar tek autoritetet pa shkaktuar asnjë problem.


Shtuar 7.05.2024 21:47

Tags: