Roma dhe Juventusi kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Kjo sfidë e cila prodhojë një ndeshje interesante, ishte tejet e rëndësishme për të dy skuadrat, sidomos për ‘romakët’ të cilët po ‘luftojnë’ më të gjitha forcat që të sigurojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Lukaku (15’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar nikoqirët në epërsi prej 1-0.
Bremer (31’), riktheu Juvën në lojë, duke barazuar shifrat në 1-1, rezultat më të cilën edhe u mbyll ky derbi, edhe pse të dy skuadrat krijuan edhe disa raste tjera për gola.
Pas këtij barazimi, Juve renditet në vendin e tretë me 66 pikë, gjashtë më shumë së Roma që zë vendin e pestë.