Trajneri gjerman, Ralf Rangnick ka refuzuar përfundimisht ofertën e klubit të madh, Bayern Munich.
Ish-trajneri i RB Leipzig dhe Manchester United ka qenë i preferuar i drejtuesve të Bayern Munich për të pasuar Thomas Tuchel, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Megjithatë, Rangnick është bërë trajneri i tretë që refuzon Bavarezët, pasi Xabi Alonsos dhe Julian Nagelsmann.
58-vjeçari gjerman i cili drejton kombëtaren e Austrisë ka treguar se refuzimi i gjigantit të Bundesligas vjen për arsye personale.
“Unë jam trajner i skuadrës austriake me gjithë zemër”, ka thënë fillimisht Rangnick.
“Ky nuk është një refuzim i Bayernit, por një vendim për ekipin tim dhe qëllimet tona të përbashkëta”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/
Ralf Rangnick says NO to FC Bayern and won‘t be successor of Thomas Tuchel! Austria agrees with their Coach to stay @BILD_Sport @altobelli13
— Christian Falk (@cfbayern) May 2, 2024