Një maji e gjeti parkun e Apolonisë me numër të shtuar vizitorësh.
Rrënojat e lashta të gërshetuar me mikëpritjen dhe gastronominë vendase bënë që pushuesit të shprehen se do të rikthehen duke sjellë edhe miq të tyre.
Turiste te huaj e shqiptar kanë preferuar ta kalojne 1 majin në parkun e Apolonisë.
Mozaiket dhe rrënojat romake kanë ngjallur kureshtje të shtuar.
Vetem 2 km large qytetit te Fierit I mbushur me burime natyrore Parku kombetar ka shënuar dyfishim të vizitave.
Rritje e turistëve këtë vit është shumë e lartë në krahasim me 2023.
Viti 2024 pritet te kete numrin me te larte të vizitave.
Administrata tashmë është bërë gati në përballimin e fluksit duke shtuar stafin dhe masat.
Por përfundimi i rrugës lidhëse të Apollonisë me bypass-in e Fierit ka sjellë edhe më shumë lehtësi në lëvizje.