Një polic ka humbur ndjenjat gjatë protestës që po zhvillohet para bashkisë së tiranës pasditen e sotme.
Mjeku Ilir Alimehmeti i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Më pas polici, i shoqëruar nga dy kolegë, u dërgua drejt ambulancës për të marrë ndihëmn e duhur mjekësore.
Ditën e sotme qytetarët u mblodhën sërish për të protestuar para Bashkisë së Tiranës, teksa nuk munguan incidentet.
Ashtu sikur se është bërë zakon edhe në protestën e sotme protestuesit kanë hedhur molotov para ambienteve të bashkisë.
Protesta e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur në orën 16:30 pranë Bashkisë së Tiranës kur është thirrur dhe këshilli bashkiak që do zhvillohet online.
Policia e shtetit më herët bëri thirrje për distancimin nga dhuna dhe njoftoi masat e marra për mbarëvajtjen e protestës. Kjo është protesta e pestë që organizohet para bashkisë. Tubimi vjen në saj të dosjes “5D”.
Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë./albeu.com