Ngjarje e turpshme, të moshuarit i shesin një gur për celular

Një ngjarje sa e turpshme aq edhe e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajit.

Sipas informacioneve një person i moshuar është mashtruar duke i shitur një telefon lodër, e ku në qese i kishin futur edhe një guri.

Sipas këtij postimi mashtruesi i kishte thënë plakut të moshuar që po dëshiron ta shes telefonin për shkak që paratë po i duhen për fëmijët e tij

Andaj plaku i cili edhe pse i kishte thënë që nuk di as ta përdorë e kishte blerë për 25 euro telefonin, për të cilin nuk e kishte ditur që është lodër shkruan ekspress.

Kurse më vonë e kishte zbuluar se në qese ishte futur një telefon lodër dhe një gur që qesja të peshonte më shumë.


Shtuar 9.02.2020 11:33