“Kjo më bën mua fituese”, çfarë planesh kanë Juli dhe Heidi?

Juli dhe Heidi kanë diskutuar ditën e sotme për krisjen e marrëdhënies së kësaj të fundit me Eglën.

Juli po dyshonte në lojën e banores, e pyeti këtë të fundit se pse pikërisht tani ajo i dha fund miqësisë me Eglën, në një kohë që Heidi atij ia ka prerë shkurt muhabetin kur kanë debatuar.

Juli: Çfarë loje po bën Bac?

Heidi: Duhet të mendosh me pak

Juli: Unë s’mendoj fare për ty

Heidi: Është shumë më e cekët se kaq dhe kjo më bën mua fituese. Jo fituese e “Big Brother” por në debat. Është thjeshtësia dhe cektësia sesi unë i bëj gjërat. Unë eci përpara duke parë e duke bërë.


Shtuar 29.04.2024 21:34

Tags: , ,