Egla-Heidit: Mos mu afro as me fjalë as me mendim!

Teksa dita e djeshme ishte e mbushur plot tension dhe debate për Eglën dhe Heidin dhe pasditen e sotme dyshja është ‘përballur’ përsëri me njëra-tjetrën.

Teksa qëndronin në living, Egla ka reaguar ‘ashpër’ ndaj Heidit teksa i ka thënë kësaj të fundit të mos i afrohet më as me mendim dhe as me fjalë deri në momentin që do të dojë të flasi me aktoren duke shtuar gjithashtu se është larguar shumë prej saj.

Egla:Edhe gënjeshtare do bëhesh ti mi zemra?

Heidi: Gënjeshtare jo, ti je gënjeshtare

Egla: Kur të kesh këllqe me fol me mu hec. Këto mbaj për vete dhe mos mu afro as me fjalë, as me mendim, deri në momentin që do të duash të flasësh me mua.

Heidi: S’dua, je ti ajo që do të flasësh me mua.

Egla: Të kam bërë disa pyetje dje, kur të kesh përgjigje urdhëro. Jam kaq larg zemra sa nuk po më shikon dot më. Jam larguar shumë.

Heidi: Shyqyr…

 


Shtuar 29.04.2024 18:24

Tags: , ,