Është hapur në Lushnje panairi “Ditët e Bujqësisë”. Panairi do të zgjasë tre ditë dhe në stendat e tij kanë ekspozuar prodhimet e tyre 94 kompani nga më prestigjiozet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Itali, Zvicër etj.
Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa u ndal në peshën që mban aktualisht Lushnja dhe gjithë Myzeqeja në prodhimin bujqësor në vend.
Ministrja Anila Denaj tha se organizimi i këtij panairi në qytetin e Lushnjës për të tretin vit radhazi lidhet me faktin se kjo zonë është kryeqendra e prodhimeve bujqësore.Sinkron
Panairi ‘ditet e bujqësisë’ do të zgjasë deri në datën 26 prill.