Udhëheqësit e G7 do të zbulojnë sot planin për rimëkëmbjen nga Covid-19

Udhëheqësit e G7 do të angazhohen duke përdorur të gjitha burimet e tyre në përpjekje për të siguruar që një pandemi si ajo e Covid-19 të mos përsëritet më kurrë, informon albeu.com.

Në ditën e dytë të samitit të tyre në Cornëall, ata do të lëshojnë një deklaratë që përcakton një sërë masash që synojnë ta arrijnë këtë.

Qëllimi është të zvogëlohet koha e nevojshme për zhvillimin e vaksinave nën 100 ditë.

G7 është një organizatë e përbërë nga shtatë ekonomitë e ashtuquajtura më të mëdha të përparuara në botë: Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, Itali, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.

Dy politikanë të lartë të BE po marrin pjesë gjithashtu në samit./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 08:28