Sot mblidhet Kongresi i PS te stadiumi “Air Albania”, çfarë pritet të ndodhë

Sot në orën 17:30 Partisa Socialiste do të mbledhë Kongresin e jashtëzakonshëm, ditë kjo që përkon me 30-vjetorin e themelimit të PS-së

Kongresi do të mbidhet te stadiumi Air Albania, për shkak të pandemisë. Kongresi do të nisë me mesazhe dhe përshëndetje nga socialistët e vjetër dhe ashtu siç është paralajmëruar do të ketë një analizë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ato të 2017 dhe të 2013.

Në vendimin për thirrjen e Kongresit të të partisë gjatë Asamblesë së PS u miratuar dhe rendi i ditës.

1. Hapja e Kongresit (Himni Kombëtar);

2. Rrugëtimi i Partisë Socialiste prej 12 Qershorit 1991;

3. Vizioni për Shqipërinë 2030 dhe Programi Qeverisës në Mandatin e Ri.

4. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

5. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;

6. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;

7. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;

8. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;

9. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;

10. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”./albeu.com

 


Shtuar 12.06.2021 08:19