Vllaznia po vuan në këtë pjesë të sezonit. Kuqeblutë numërojnë 5 ndeshje pa fitore në Superiore, dhe po ashtu kanë humbur ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës kundër Egnatias(1-0).
Pavarësisht formës së keqe, Geralb Smajli ka vendosur t’i japë zemër skuadrës. “Vështirësitë na bëjnë më të fortë”, shkruan titullari i mbrojtjes duke bashkëngjitur disa foto nga ndeshjet e mëparshme.
Kujtojmë se Vllaznia mban vendin e dytë në Superiore. 1 pikë më pak numëron Partizani, ndërsa Egnatia me 8 pikë më shumë duket e sigurt në vendin e parë.