SHBA miraton paketën e ndihmës ushtarake prej 60 mln dollarësh për Ukrainën, moment i rëndësishëm për Kievin

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar në favor të dhënies së paketës së ndihmës ushtarake për Ukrainën, prej 60.8 miliardë dollarësh.

Rezultati përfundimtar ishte 311-112. Ky shënon një moment kyç për Ukrainën, e cila ka nevojë dëshpërimisht për ndihmën ushtarake ndërsa lufton kundër pushtimit të Rusisë.

Senati pritet të miratojë masën në ditët në vijim, përpara se të nënshkruhet në ligj nga Presidenti Biden.

Zyrtarët u kanë thënë mediave amerikane se disa nga municionet mund të arrijnë në Ukrainë brenda një jave./albeu.com


Shtuar 20.04.2024 20:18