Olta Boka bëhet nënë për herë të dytë, ndan momentet e ëmbla me ndjekësit

Këngëtarja e njohur Olta Boka është bërë nënë për herë të dytë.

Këtë lajm surprizë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Teksa ka ndarë momentet më të veçanta nga spitali Amerikan së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj, Olta ka shprehur të gjitha emocionet e saj.

“Ishte nate vere, kur nga qielli ra nje yll dhe motra jote bertiti me te madhe- “Zoti me tha qe mami ka nje vella te barku” dhe sot familjes tone te vogel ju shtua nje bekim qe na i jep kuptime te tjera dimensioneve!
Faleminderit qe zgjodhe te jem mami yt o shpirt i shpirtit tim. Zemra ime sot rreh dyfish 

Mirenjohje te perjetshme stafit te mrekullueshem te Spitalit Amerikan 2 me ne krye Dr. Gent Cako dhe Drejtorin e Pergjithshem @mario_karaj_ per perkujdesin dhe lehtesine ne kete eksperience jetesore”, shkruan Olta Boka. 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 𝐎𝐋𝐓𝐀 𝐁𝐎𝐊𝐀 (@oltabokaofficial)


Shtuar 20.04.2024 18:57