Emri/ Dogji tre automjete me benzinë në 2022, vihet në pranga 48-vjeçari në Shkodër

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore,  kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve, ngjarje kjo kryer më 23 dhjetor të 2022 në lagjen “Ndoc Mazi”.

Frank Ndoja(Bibaj, Kasneci) 48-vjeç, është vënë në prangat e policisë, pasi në vitin 2022 i vuri flakën 3 automjeteve.

Si rezultat i veprimeve hetimore, ky shtetas në datën 23 dhjetor të vitit 2022, rreth orës 03:20 në lagjen ‘Ndoc Mazi’ të qytetit të Shkodrës, u vuri flakën 3 automjeteve, një Benzi në pronësi të A.D., një Volkswageni në pronësi të K.L. dhe një Benzi tjetër në pronësi të K.D.

‘Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit K. L..’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.


Shtuar 20.04.2024 10:45