Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, reagon ambasadori i BE: Ditë historike

Shqipëria u zgjodh për herë të parë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me këtë ka reaguar ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtar Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për 2022-2023! Presim të punojmë edhe më ngushtë së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan Soreca në Twitter./albeu.com

 

 


Shtuar 11.06.2021 19:10