Elbasan/ Bie nga vinçi teksa po riparonte llampat e qytetit, plagoset rëndë punonjësi i Bashkisë

Një punonjës i Bashkisë Elbasan, është aksidentuar rëndë, pasi ka rënë nga vinçi teksa po riparonte llambat elektrike në shtyllat e ndriçimit.

Mësohet se 56-vjeçari, është rrëzuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Rreth orës 12:00, shtetasi E. B., 56-vjeç, punonjës i bashkisë Elbasan, gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji”, dyshohet se për shkak të një defekti në vinç, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 56-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve”.


Shtuar 19.04.2024 13:31