Meta sulmon ashpër Dumanin: Merri florinjtë e mi palaço, nuk ia jep dot PL Ramës

Ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje kreut të SPAK, Altin Dumani, që të sekuestrojnë pasuritë e tij, por jo partinë ashtu siç pretendon Meta.

I ashpër në deklaratën e tij, Meta se kryeprokurori është shndërruar në një vegël të Edi Ramës, me qëllim që të shkatërrojnë pluralizmin politik.

Ilir Meta:Dumdumani florinjtë e mi, fabrikat e mia t’i marrë, t’i sekuestrojë dhe t’ia çojë shqiptarëve. Kam ¼ e shtëpisë te Pazari i Ri që do t’ia jap motrës së mrekulluehsme që kam. Por që të marrë PL dhe t’ia çojë Edi Ramës, atë le ta shikojë Dumdumani dhe kushdo tjetër.

Dumdumani është palaço, është shndërruar një një pistoletë të Edi Ramës për të shkatërruar pluralizmin politk. Unë ia thashë në sy, je palço”.


Shtuar 17.04.2024 12:12