Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit ndaj Izraelit.
Osmani tha se Kosova rreshtohet në mesin e aleatëve.
Të lidhura
None found
“Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese”, tha Osmani.
Ajo theksoi se “Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”.
Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e quajti “akt të paprecedentë”, sulmin e Iranit mbi Izraelin.
Kurti tha se kjo rrezikon destabilizimin e rajonit.







