Rama ndan në rrjetet sociale video të qendrës më të madhe të inovacionit në Francë: Do ta sjellim edhe në Shqipëri!

Teksa ndodhet në Paris, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të qendrës më të madhe të inovacionit në Francë.

Rama shkruan se bëhet fjalë për qendrën e quajtur “STACIONI F”, të cilën thotë se ta sjellë edhe në vendin tonë.

“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Me ftesë të presidentit francez, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitën zyrtare në Paris ku pati dhe takimin në Elysee me Emmanuel Macron. Ata zhvilluan dhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku u vu theksi te mbështetja e Francës ndaj Shqipërisë, në rrugën e saj drejt integrimit në BE.


Shtuar 12.04.2024 21:34