Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Durrësit, pranë Unazës së plazhit.
Shkak i zjarrit, që ka rënë fillimisht në katin e dytë të banesës, dyshohet se është bërë një incident në kuzhinë.
Nuk raportohen persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale.
Mësohet se banesa ka shërbyer si shtëpi pushimi dhe në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona brenda.