“Të gjithë kundër racizmit”, me këto kore nis sfida Napoli-Atalanta

“Të thërrasim të gjithë, jo racizmit”. Këto ishin koret në stadiumin “Maradona”, para ndeshjes që Napoli po zhvillon përballë Atalantës. Kjo ndodhi si shenjë protestë për shfajësimin e Acerbit.

Mikrofonin e stadiumit e mori në dorë aktori dhe regjisori Marco D’Amore i cili mbajti një fjalim të shkurtër.

“Sytë tanë kanë parë shumë, veshët tanë kanë dëgjuar shumë, por këtë herë nuk do të ketë më indiferentizëm dhe pakujdesi.

Napoli të dëgjojë zerin tuaj, pa turp dhe frik. Le t’i themi së bashku jo racizmit”, tha D’Amore.

Lojtarët e Napolit gjithashtu u ulën në gjunjë në fushën e “Maradonës” para fillim të sfidës përballë bergamaskëve.


Shtuar 30.03.2024 14:11