Autoritetet greke publikojnë foton: A është ky shqiptari që vrau nënën 20-vjeçare?

Para disa javësh në Greqi u vra mizorisht 20-vjeçarja Caroline Crouch gjatë një grabitje. Policia ende nuk ka identifikuar autorët, por dyshohet se mes tyre ka dhe shqiptarë.

Dëshmia e pilotit, i cili pa grabitësit ndërsa mbysnin bashkëshorten e tij, ka bërë që autoritetet greke të krijojnë identikitin e kreut të bandës.

Nga të dhënat që bashkëshorti i Carolinës dha lidhur me grabitësin që sipas tij ishte biond, i shkurtër, rreth të 40-ve dhe i ashpër, hetuesit grekë hodhën në skicë një profil të mundshëm të kriminelit.

Dyshohet se ai është shqiptar, dhe në raportin e hartuar nga grekët theksohet fakti që organizatori, nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve, rezulton se i urren gratë.

Rrethi është ngushtuar dhe autoritetet greke duket se janë shumë pranë zbardhjes së ngjarjes së rëndë edhe pse grabitësit nuk kanë lënë asnjë gjurmë në vilën e çiftit./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 22:42