7 super trajnerët e Serie A, 3 do jenë dështim nëse nuk sigurojnë Championsin

Serie A ndez motorrët. Duket se kampionati italian ka mbledhur tashmë trajnerët më të mirë ku nuk mungojnë emra si Mourinho apo Allegri, gjithashtu dhe Sarri i cili firmosi për Lazion, shkruan Albeu.com.

Por në 7 trajnerë të njohur vetëm 4 do gëzojnë në fund të sezonit 2021/2022.

Arsye është e thjeshtë. Vetëm 4 ekipe do marrin pjesë në Champions, ndërsa 3 prej mund të zenë të paktën një vend në Europa League.

Megjithatë një gjë është e sigurtë që sezoni i ri i Serie A do të jetë një garë me mjaft rivalitet si në fushë ashtu edhe në stol. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2021 22:55