Numri rekord i turistëve në vitin që lamë pas solli dhe të ardhura rekord sipas Bankës së Shqipërisë.
Vlera totale arriti në 4.2 miliardë euro, me shpenzimet e turistëve që u rritën me 47% në krahasim me një vit më parë.
Sipas tur-operatorëve, bizneset në sektor po shohin rritje të volumit të punës, por ende mungon fitimi i kënaqshëm.
Me Shqipërinë që ka hyrë në një fazë të re të turizmit, tur-operatorët shprehen se vendi duhet të drejtohet drejt turizmit cilësor.
Nga të ardhurat e turistëve rreth 1.8 miliardë euro mbetën në vend, ndërsa edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit u rritën në mënyrë domethënëse në shifrën e 2.4 miliardë eurove.