Pogradec/ Vëllai plagos vëllanë, 25-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një sherr me thika ka ndodhur në Pogradec mes dy vëllezërve, e për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Sipas informacioneve të policisë, vëllezërit janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në spita.

“Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23-vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25-vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.

 

Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 25.03.2024 09:27