Kosova ka udhëtuar në Armeni, ku po luan miqësore me përfaqësuesen vendase. E pafalshme është ajo çfarë ka ndodhur nga organizatorët armen.
Flamuri i Kosovës është vendosur mbrapsht në fanellat e lojtarëve. Kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e shikuesve në momentin e këndimit të himnit.
Çfarë bie në sy është dhe atmosfera në shkallët e stadiumit. Mijëra të pranishëm, që mbështesin Armeninë dhe pse është vetëm një ndeshje miqësore.
Në anën tjetër kujtojmë se kjo ndeshje është e para për trajnerin Franco Foda në krye të “Dardanëve”.
Më 26 mars është programuar tjetër takim miqësor, ndërsa e radhës luhet në fushën e Hungarisë.