Humbi gjithë familjen nga bombardimet izraelite, 12-vjeçarja nga Gaza trondit me dëshimnë e saj: Uroj të vdes…

Dëshmia e një vajze të re palestineze, e cila në moshën 12-vjeçare përjetoi tmerret e luftës dhe pa të gjithë familjen e saj të shuhej, është tronditëse

Prindërit e Almës, kishin lëvizur tashmë tre herë për të shmangur bombardimet dhe për të mbajtur fëmijët e tyre të sigurt kur në strehën e tyre të fundit, ndërtesa ku ata flinin u shemb nga bombardimet.

“Ne ishim të lumtur së bashku si familjeNe përqafoheshim me njëri-tjetrin kur ishim të frikësuar. Do të doja t’i mbaja të gjitha”, thotë Alma.

“Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme me ta”, thotë Alma e vogël, e cila tani qëndron në çadrën e xhaxhait të saj në Rafah.

Mëngjesin e 2 dhjetorit 2023, 12-vjeçarja Alma u nxor nga shpëtimtarët nga rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe në qendër të qytetit të Gazës, nën të cilën ajo kishte mbetur e bllokuar për më shumë se tre orë.

Alma po kërkonte të shpëtonte fillimisht familjen e saj, duke u treguar ekuipazheve se ku ndodhej.

Fjalët e Almës, e cila foli për BBC, janë një vërshim tmerri që përshkruan humbjen që ajo ka përjetuar.

“Më kujtohet se u zgjova nën rrënoja. Kontrollova iPad-in tim dhe pashë se ishte 09:00. Shpresoja që vëllai im të ishte ende gjallë.

Po e thërrisja dhe shpresoja që një nga familja të ishte gjallë. E ndjeja erën e gjakut. Unë bërtisja që dikush të na shpëtonte. Unë gjithashtu mund të dëgjoja të tjerët duke bërtitur”, tregoi ajo.

Por pasi Alma u shpëtua, ajo pa trupin e vëllait.

“Uroj të vdes pasi e pashë vëllain tim kështu, ai ishte vetëm 18 muajsh. Çfarë ka bërë ai në këtë luftë”?- tha ajo.

Vëllai nuk ishte humbja e saj e vetme. E gjithë familja e saj ishte vrarë krah për krah, prindërit dhe tre vëllezërit e motrat e tjera.

Një tjetër dramë i shtohet humbjes tashmë të tmerrshme, pasi trupat e familjes së saj dhe të tjerëve mbeten të varrosur nën rrënoja.

 


Shtuar 22.03.2024 09:32