Një amerikan përballet me 5 vite burg për vrasjen e shqiponjave dhe mijëra shpendëve

BBC ka shkruar se një amerikan, është akuzuar për vrasjen e mijëra zogjve të mbrojtur dhe është shpallur fajtor duke rrezikuar kështu deri në pesë vite burg.

Travis John Branson, 48 vjeç, ka vrarë mijëra shpendë përgjatë disa viteve dhe ka shitur puplat e tyre në tregun e zi.

Në mesazhet dërguar një blerësi, ai mburrej për “kryerjen e krimeve” dhe i konsideronte vrasjet si zbavitje.

Ai përballet me deri në pesë vjet burg kur të dënohet më 31 korrik në një gjykatë federale.

Brandon u shpall fajtor për konspiracion, trafik të paligjshëm të shqiponjave dhe shkelje të një ligji që ndalon trafikimin ndërshtetëror të kafshëve të egra të zotëruara ilegalisht.

Ai përballet me gjobë prej rreth 250 000 dollarësh.

”Së bashku me Simon Paul, ai ka vrarë rreth 3 600 zogj”, thonë hetuesit.

Paul, 42 vjeç, kërkohet për të njëjtat akuza. Shqiponja është zogu kombëtar i SHBA-së.


Shtuar 21.03.2024 19:55