Todd Robinson, Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL), ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se Robinson po rikthehet në kryeqytetin shqiptar pas shërbimit të tij të mëparshëm në ambasadën e tyre nga viti 2004 deri në vitin 2006.
“Gjatë vizitës së tij, ndihmëssekretari Robinson do takohet me stafin e Ambasadës së SHBA, kryeministrin Edi Rama, anëtarë të qeverisë, të institucioneve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit për të theksuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës në rrjetet sociale.