Aksident në Fier/ Makina përplaset me biçikletën, plagoset drejtuesi i saj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier ku një person që po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë duke e lënë të dëmtuar.

Pas aksidenti, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit.

U mësua se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.


Shtuar 18.03.2024 19:21

Tags: ,