Harry Kane i kërkon drejtuesve të Tottenham largimin gjatë merkatos së verës

Harry Kane i ka kërkuar bordit të drejtuesve të Tottenham të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës.

Man City dhe United janë dy klubet më të interesuara për kapitenin e kombëtares së Anglisë, por nënshkrimi me të nuk do të jetë aspak i lehtë.

Sipas Levy, presidenti i “spurs” nuk do të konsiderojë oferta nën 170 milion euro, shifër kjo aspak komode për cilindo klub.

E gjithë kjo shifër vendoset pasi klubi nuk dëshiron aspak që sulmuesi të largohet nga ekipi.

Situata nuk duket aspak e qetë, dhe ngjarjet e fundit na tregojnë se do të kemi një telenovelë “Kane” deri në fund të verës. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2021 11:33