Kushtetuesja shqyrton kërkesën e BD dhe LDSH për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Bindjes Demokratike dhe Lëvizjes Demokratike të Shqipërisë, për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor.

Sipas palëve neni 163 i Kodit Zgjedhor është antikushtetues. Sipas pretendentëve listat duhet të jenë 100% të hapura dhe jo në 1/3 e tyre.

Sipas kryetarit të Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, 17 nga 59 deputetë te PS dhe 9 nga PD nuk do ishin ne lista nëse listat do ishin 100% të hapura.

’17 nga 59 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do të ishin në lista nëse listat do të ishin 100% të hapura. Interesi im është për qytetarin jo për subjektin tim politik, se ndoshta unë nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa ime është të shfuqizohet neni 163 i kodit zgjedhor, si antikushtetues”, u shpreh ai.


Shtuar 9.06.2021 11:19