Mëngjesin e sotëm, një shqiptar ka humbur jetën në Patra të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se Erges Çobaj, 31-vjec, nga Vlora, duke drejtuar një motoçikletë është përplasur me automjetin me targa shqiptare AA797ZY që drejtohej nga Natasha Saliaj, 48-vjeç, nga Fieri, por me banim në Korinth.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Othonos Amalias”. Pas përplasjes, automjeti më pas ka devijuar, duke goditur hekurat mbrojtëse të rrugës e për pasojë ka humbur jetën 31-vjecari Çobaj.
48 vjeçarja nga Fieri u arrestua fillimisht por u la më pas e lirë me urdhër të Prokurorit.