Kuqezinjtë kanë mbyllur me sukses fazën e përgatitjeve në Antalia të Turqisë, ku ka qëndruar tashmë dy javë dhe realizoi fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.
Për kuqezinjtë gjithçka ka shkuar më së miri sipas plan-programit të stafit teknik, ndërsa sot zhvilluan edhe ndeshjen e fundit kontrolluese përballë Slovan Liberecit të Republikës Çeke.
Ekipi i Shkëndijës këtë duel e ka fituar me rezultat minimal, me golin e shënuar në pjesën e dytë nga sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë i ekipit por edhe kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Besart Ibraimi.
Golin e fitores Ibraimi e ka shënuar në minutën e 55-të, pas një aksioni të mrekullueshëm me bashkëlojtain e tij Omar Imeri.
Shkëndija luajti edhe tre kontrolluese tjera në Antalia, ku përballë Seredit të Sllovakisë mori fitore 3:2, Karvinës së Republikës Çeke barazim 0:0 dhe Randersit të Danimarkës barazim 3:3.