Chelsea po konsideron shitjen e shtatë lojtarëve pas takimit me drejtorin e Ligës Saudite

Chelsea do të përpiqet që të përfitojë një shumë të majme parash gjatë afatit kalimtar veror, ku sipas raportimeve shtatë emra janë përmendur si kandidatë të mundshëm për largim nga klubi.

Që prej ardhjes së miliarderit amerikan Todd Boehly në 2022, Chelsea ka qenë shumë aktive kur bëhej fjalë për blerjen e talentëve të futbollit.

Në fakt, shuma totale e shpenzimeve të klubeve të Ligës Premier arriti shifrën e 1 miliardë eurove vitin e kaluar, kur Cole Palmer u transferua tek Chelsea për 40 milionë euro.

Një raportim nga The Telegraph sugjeron se Chelsea do të përpiqet që të largojë përfundimisht nga ekipi sulmuesin Romelu Lukaku i cili momentalisht është pjesë e Romës dhe kartoni i tij vlen 37 milionë euro.

Chelsea gjithashtu duan të fitojnë para nga shitja e portierit Kepa Arrizabalaga, i cili momentalisht është në huazim tek Real Madridi.

Një tjetër lojtar që “Blutë e Londrës” duan ta largojnë është edhe Hakim Ziyech. 30-vjeçari ishte në prag të transferimit tek Al Nassr, por marrëveshja dështoi në fund.

Përveç emrave të lartpërmendur, Chelsea me shumë gjasë do të përpiqet që të shesë edhe lojtarët si Marc Cucurella, Armando Broja dhe Trevoh Chalobah.

Gjithashtu edhe e ardhmja e Conor Gallagher mbetet në dyshim, pasi reprezentuesi anglez është lidhur me një kalim tek Tottenhami. /Telegrafi/


Shtuar 12.03.2024 19:45