Hezbollah i kundërpërgjigjet me raketa sulmit izraelit që vrau ushtarët e tij

Grupi militant Hezbollah i është kundërpërgjigjur, me dhjetëra raketa të gjuajtura në veri të Izraelit, sulmeve izraelite që lanë të vdekur pesë persona në jug të Libanit, përfshirë tre anëtarë të grupit militant

Hezbollahu, aleat i Hamasit ka hedhur raketat në fshatin izraelit, Meron, që gjendet tetë kilometra nga kufiri me Izraelin dhe po është një baze e madhe të kontrollit ajror izraelit.

Përmes një deklarate grupi militant tha se veproi “në përgjigje të sulmeve izraelite kundër fshatrave në jug dhe shtëpive të civilëve”, veçanërisht duke shënjestruar shtëpinë e një luftëtarit të Hezbollahut në Herbet Selm.

Sulmin me raketa të rebelëve të Hezbollah, e konfirmoi edhe ushtria izraelite të dielën, duke saktësuar se në territorin e tyre grupi që vepron në Libanin kufitar kishte hedhur plot 30 raketa.

Të paktën 312 persona janë vrarë në Liban që nga nisja e dhunës ndërkufitare më 8 tetor, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe 53 civilë, sipas të dhënave të grumbulluara nga AFP-ja.

Në anën izraelite, dhjetë ushtarë dhe shtatë civilë janë vrarë, sipas të dhënave të fundit zyrtare. Dhjetëra mijëra persona janë zhvendosur nga luftimet në të dyja anët e kufirit.


Shtuar 10.03.2024 22:50