“Nuk ke ardhur fare në gjyq, ku e di ti çfarë ndodhi?!/ Debat i fortë mes Klodiana Lalës dhe Andi Bushatit për Belerin

Gazetarja Klodiana Lala dhe analisti Andi Bushati u përplasën sonte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV pasi u transmetuan transkriptet e bisedave për blerjen e votave në Himarë, të cilat gjenden në pretencën e prokurorisë.

Bushati i konsideroi transkriptet të manipuluara ndërsa Klodiana Lala tha se ai nuk ka qenë asnjëherë në gjykatë ku janë bërë të gjitha seancat për Belerin dhe nuk e njeh procesin.

Pjesë nga debati

Andi Bushati: Si gazetar, nuk besoj as Belerin, as prokurorinë, pa e parë vetë provën.

Klodiana Lala: Bushat, cili është pretendimi juaj për këtë çështje?

Andi Bushati-Ylli Rakipit: Ti pretencën e beson? Se unë e marr me dyshim.

Ylli Rakipi: Kjo është pretenca e prokurorisë.

Andi Bushati: Nuk e besoj.

Klodiana Lala: Bushat, më shiko në sy. Faleminderit që më ndjek. Së pari dhe e vlerësoj shumë këtë pjesë. Së dyti..

Andi Bushati: Të pashë të Fevziu se ishte shumë dialog, njëri e hidhte, tjetri e priste.

Klodiana Lala: Nuk mund ta nxirrini jashtë kontekstit, se është e pandershme nga ana juaj. Këtë thuaji dikujt tjetër.

Andi Bushati: Të thashë pra, unë e caktova pozicionin tim. Unë “paguhem” nga Greqia, marr ilaç, marr pensione…

Klodiana Lala: Unë kam shkuar gjithë këto kohë dhe nuk ju kam parë ju në këtë proces dhe unë nuk e di nga i merrni të dhënat. Se kam parë që flitet për këtë çështje, dhe mbase unë jam qorruar, por s’të kam parë, mbase ke qenë aty, por s’të kam parë. Për ta sqaruar se më ka pyetur edhe zoti Fevziu për këtë çështje. Përgjimet audio janë në dosjen hetimore, por nuk janë dëgjuar, sepse avokatët e z. Beleri tre herë nga kryesuesi i trupës gjykuese nëse kishin pretendime për përmbajtjen e bisedave audio dhe ata nuk kanë ngritur asnjë pretendim sa i përket këtyre bisedave dhe duke mos patur pretendime për përmbajtjen e bisedave, procedurat parashikojnë që bisedat dëgjohen vetëm kur kur ka pretendime për manipulim, që transkipti nuk është bërë i saktë, që zëri në audio nuk është i personit që pretendohet, por i një tjetri. Ata kanë patur vetëm një pretendim, që këto përgjime nuk duhen marrë në konsideratë nga gjykata, sepse në këndvështrimin tonë, nuk janë marrë konformon procedurës. Pra nuk kanë thënë se ato nuk janë të vërteta.


Shtuar 10.03.2024 00:05