Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, zbuloi problemet që ka ish-sulmuesi i Granadas, Bryan Zaragoza në përshtatjen me skuadrën gjermane dhe pse ai nuk është në konkurrencë serioze për skuadrën.
Zaragoza mbërriti si nënshkrimi i fundit i Bayern Munich në afatin kalimtar të dimrit, dhe Tuchel shpjegoi se gjuhët janë vështirësia kryesore që Bryan Zaragoza të integrohet në ekip.
“Atij i mungon gjuha. Është e vështirë për të të flasë anglisht dhe gjermanisht, por kjo është diçka themelore. Transferimin e realizuam tani për të kursyer kohën e përshtatjes”.
“Tashmë ishte e qartë për mua që ky ishte një hap i madh për të. E shohim edhe cilësinë e tij, por vëmë re edhe se integrimi nuk është i plotë nga ana gjuhësore, prandaj do të na duhet pak kohë”, ka thënë Tuchel.
Bryan Zaragoza, 22-vjeçari që ka debutuar tashmë në Kombëtaren e Spanjës, më 1 shkurt u transferua te Bayern Munich si huazim për 4 milionë euro.
Sipas marrëveshjes, Bayern do ta blejë lojtarin për 13 milionë euro më 1 korrik, dhe deri më tani Zaragoza ka luajtur vetëm një ndeshje për bavarezët më 18 shkurt kundër Bochum, ku fituan 3-2. /Telegrafi/