Presidenti i Milanit dhe drejtori i Interit buzëqeshin pas takimit në San Siro

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe drejtori i Interit, Alessandro Antonello morën pjesë në një takim me kryetarin e Milanos, Beppe Sala, për të diskutuar të ardhmen e San Siros dhe planet e klubeve për stadiumet e tyre të reja.

I pari i qytetit të Milanos, Sala u takua me Scaronin dhe Antonellon mëngjesin e sotëm (e premte).

Sipas faqes MilanPress, takimi zgjati më pak se një orë dhe përfshiu edhe WeBuild, kompaninë që do të mbikëqyrë rinovimin e San Siros.

Scaroni dhe Antonello dukeshin në humor të mirë pas takimit, por nuk iu përgjigjën gazetarëve që kërkonin përditësime.

Si Milani ashtu edhe Interi nuk janë të bindur nga plani i Sala për të rinovuar stadiumin San Siro.

Ata duken të gatshëm të ndërtojnë stadiume në pronësi të klubit në Rozzano (Inter) dhe San Donato (Milan). /Telegrafi/


Shtuar 8.03.2024 16:54