BE dhe Gjermania do i akordojnë Shqipërisë 81 milionë euro për të kthyer linjat e autobusëve në Tiranë në elektrike

Bashkimi Evropian dhe Gjermania kanë njoftuar ditën e sotme se do i akordojnë Shqipërisë mbi 81 milionë euro që tre linjat kryesore të autobusëve në Tiranë të kthehen në elektrike. Ky njoftim u raportua edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Fondi është pjesë e ndihmës që Shqipëria të përmbushë kërkesat për tu bashkuar në Bllokun europian.

Për projektit Green Tirana Transport, BE-ja do japë 31.09 milionë euro në formën e grantit, Banka Gjermane e Zhvillimit 50 milionë euro, ndërsa Bashkia e Tiranës do të investojë 29.17 milionë euro.

Ky do jetë sistemi i parë elektrik në Shqipëri. Pritet që projekti të nisë këtë vit dhe synon të përmirësojë transportin publik dhe të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit si dhe ndotësit e ajërit.


Shtuar 6.03.2024 20:02