Shtyn të moshuarin dhe e rrëzon në tokë, çfarë ndodhi në Vlorë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës, ku një person, i cili mendohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor apo ka qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka dhunuar një të moshuar në Bulevardin Vlorë-Skelë.

Ky person kryen fillimisht lëvizje të çuditshme në trotuar dhe më pas shkelmon me këmbë një të moshuar që po ecte përpara tij, duke e plasur në tokë.

Policia ka identifikuar personin dhunues dhe e ka shpallur në kërkim.


Shtuar 5.03.2024 22:52