Barcelona ka qenë e vetëdijshme prej ditësh për interesin e Arabisë Saudite për nënshkrimin e brazilianit Raphinha.
Kjo është një mundësi e përkryer për klubin katalunas për të rikuperuar investimin e bërë kur pagoi as më shumë e as më pak se 75 milionë euro te Leeds për anësorin.
E vetëdijshme për interesimin e disa klubeve të Arabisë Saudite për të siguruar shërbimet e Raphinhas, Barcelona ka krijuar një vlerë dukshëm më të lartë për transferimin e mundshëm të anësorit brazilian, duke arritur potencialisht 60 milionë euro me të cilat shitja e lojtarit do të konsiderohej e mirë.
Lojtari i Amerikës së Jugut, i cili që nga ardhja e tij ka shënuar 15 gola dhe 20 asistime në 74 ndeshje.
Kjo shifër e shënuar nga Barcelona tregon një strategji të qartë për të fituar para me një futbollist të shpenzueshëm duke qenë se Lamine Yamal është e tashmja dhe e ardhmja e klubit në atë zonë.
Barcelona synon që sa më parë të kryejë këtë operacion, në mënyrë që të planifikojë që ato mjete të shkojnë në investim në një pozitë tjetër në skuadër. /Telegrafi/