Punonjësit të Gardës i vjedhin armën e shërbimit në shtëpi

Një punonjësi të Gardës së Republikës i kanë vjedhur armën e shërbimit në shtëpi.

Ka qenë vetë punonjësi i Gardës, shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë i cili ka denoncuar në komisariatin e policisë Nr.1 se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

/albeu.com


Shtuar 29.02.2024 13:11