Real Madridi thuhet ka gjetur destinacionin perfekt për huazimin e Guler

Real Madrid prej disa kohësh po vlerëson mundësinë e huazimit të Arda Guler në sezonin e ardhshëm për shkak të mungesës së minutave nën komandën e Carlo Ancelottit.

Los Blancos tashmë janë duke shikuar mundësitë se ku do të jetë destinacioni i tij, me Las Palmas që është klubi i fundit që është interesuar për shërbimet e lojtarit turk.

Anësori turk do të kishte një rol të rëndësishëm në skuadrën e Ishujve Kanarie me Garcia Pimienta në bankinë, diçka që do të ishte pozitive për ekzistencën e një marrëveshjeje huazimi mes dy klubeve.

Kështu lojtarit 18-vjeçar do të kishte një mundësi të artë për të luajtur rregullisht dhe ta bëjë këtë edhe në Spanjë, e gjithë kjo si pjesë e asaj përshtatjeje dhe marrjes së përvojës së nevojshme përpara se të kthehet në klubin madrilen.

Guler është një nga talentët e mëdha të futbollit botëror për vitet e ardhshme dhe Madridi ka shpresa të mëdha se ai mund të jetë një lojtar kyç me kalimin e kohës.

E gjitha kjo do të varet nga minutat që ai mund të marrë tani e tutje. Kjo është një nga arsyet që Las Palmas do të kërkojë ta shfrytëzojë në përpjekje për të mbyllur huazimin e tij. /Telegrafi/


Shtuar 28.02.2024 16:55