Mbrojtja dhe sulmi më i mirë në Superiore, 4 ekipet e “Final – Four” mbajnë “stekat” lart

Superiorja deri më tani ka zhvilluar 25 javë kampione, teksa edhe shumë të tjera janë në radhë. Por deri në këtë pikë, Egnatia vazhdon të kryesojë në Superiore pavarësisht rezultatev jo shumë të mira të javëve të fundit.

Gjatë vitit 2024 një “hov” të madh ka marrë Vllaznia, e cila ka mundur të ngjitet e dyta në tabelën e klasifikimit. Shkodranët padiskutim janë skuadra e momentit në Superiore, teksa prej javëhs në kampionat nuk e njohin “fjalën” humbje.

Jo pa arsye Egnatia dhe Vllaznia janë dy ekipet e kreut në tabelën e klasifikimti. Rrogozhinasit janë ekipi që kanë shënuar më shumë gola gjatë 25 javëve. Plot 43 herë e kanë dërguar topin në rrjetën e kundërshtarve duke pasur kështu edhe sulmin më të mirë në Superiore. Në kuotë të njëjtë golash të shënuar është edhe Tirana që ndodhet në vendin e 4-të në tabelën e klasfikimit.

Ndërkohë shkodranët nga krahu tjetër mbajnë “stekën” larg për mbrojtjen më të mirë. Kuqeblutë kanë mësuar 23 gola gjatë 25 javëve kampionat, duke qenë mbrojtja më e mirë deri tani. Pas Vllaznisë vjen Partizani me 24 gola të pësuar, me demat që kanë shënuar 32 gola, po aq sa shkodranët.

Ndërkohë ekipi që ka pësuar më shumë gola është Kukësi që ndodhe në fundin e klasifikimit, ndërsa bashkë me Erzenin janë skuadrat që kanë shënuar më pak, 24. /newsport.al/


Shtuar 28.02.2024 13:01

Tags: