Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re ish-hendbollisti Argjend Dreshaj

Ish-hendbollisti i dalluar i Vëllaznimit të Gjakovës, Argjend Dreshaj, ka ndërruar jetë në moshë të re

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Hendbollit të Kosovës, raporton gazeta10.

I ndjeri është përballur me një sëmundje të rëndë për disa vjet.

“Dreshaj ishte i lindur në vitin 1989, ndërsa ishte pjesë e të gjitha grupmoshave të reja të Vëllaznimit të Gjakovës.

Ka luajtur me sukses për periudhë të gjatë edhe për ekipin senior, ndërsa është shquar për urtësinë dhe respektin ndaj të tjerëve. Në vitet e fundit i ndjeri Dreshaj ka jetuar jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Në emër të Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe të familjes kosovare të hendbollit, familjes së respektuar Dreshaj, klubit të hendbollit Vëllaznimi dhe gjithë komunitetit të hendbollit në Gjakovë ngushëllimet më të thella ia shpreh presidenti Eugen Saraçini”, thuhet në njoftim.


Shtuar 26.02.2024 15:58