Konsumoi fotoksinë, 62-vjeçarja transportohet me urgjencë në spital

Një 62-vjeçare është transportuar në spitalin e Vlorës, pasi kishte konsumuar fotoksinë. Mësohet se gruaja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 14:00, është paraqitur në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasja H. B., 62 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë”.

Gruaja ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkaq një grup i posaçëm hetimor, po punon për të provuar ligjërisht rrethanat e rastit.


Shtuar 21.02.2024 15:49