Meta shpërndan në profilin e tij mesazhin e Borrell për vdekjen e Alexei Navalny

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndar sot në profilin e tij në platformën X, mesazhin e kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së Yulia Navalnayas. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalnyt”, shkruan Borrell.

“Siç e tha edhe Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediet e pavarura”, nënvizon ai më tej.


Shtuar 19.02.2024 19:25